Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, do ta nisë me të njëjtët lojtar që u aktivizuan në ndeshjen e parë ndaj Kairat Alimatit, ku Skkënderbeu mori një rezultat pozitiv duke barazuar 1-1 në fushën kundërshtare.
Tek korçarët optimizmi është i madh për kalimin e turit pas barazimit të arritur në Kazakistan. Megjithatë edhe ekipi mik është shprehur i sigurtë për kalimin e turit dhe e kanë cilësuar ekipin shqiptar të dobët për ta.
Ajo që bie në sy është rikthimi i Arshavin për kundërshtarët i cili është një lojtar që mund të bëjë diferencën për ekipin mik.
SKËNDERBEU – KAIRAT ALMATI (1-1)
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Taku, Lilaj, Osmani, Nimaga, Latifi, Xhejms
Trajner: Ilir Daja
Kairat Almati: Pokatilov, Akhmetov, Arzo, Bateu, Sujumbajev, Kuat, Elek, Isael, Islamkhan, Arshavin, Guhu
Trajner: Kakhaber Tshadadze
(B.H/Shuplaka)