Skëndërbeu nuk do të luajë përballë Milanit. Pasi UEFA ndau sot grupet para hedhjes së shortit ekipi shqiptar nuk ka rënë tek vazoja ku mund të ketë kundërshtar Milanin. Sfidën e luksit ndaj Milani do ta ketë mundësinë ta luajë një tjetër skuadër shqiptare, Skëndija e Tetovës. Tetovarët kanë rënë në një vazo me gjigandët italianë por mbetet për t’u parë nëse shorti do t’I vendosë përballë tyre.
Nga ana tjetër Skënderbeu që duket sikur ka patur më shumë fat mund të ketë përballë edkipe mjaft të forta si Ajaksi ose Fenerbahçe.
Kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut
Ajaks (Holandë)
Fenerbahçe (Turqi)
Ludogorets (Bullgari)
BATE Borisov (Bjellorusi)
Dinamo Zagreb (Kroaci)
Makabi Tel-Aviv (Izrael)
Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës
Milan (Itali)
Dinamo Kiev (Ukrainë)
Krasnodar (Rusi)
Klub Bryzh (Belgjikë)
Austria Vjenë (Austri)
(B.H/Shuplaka)