11:08 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Skënderbeu shkruan historinë, sot mëson kundërshtarët e grupit. Si do pasurohet arka e klubit

09:05 | 25/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skënderbeu shkruan historinë, sot mëson kundërshtarët e grupit. Si do pasurohet arka e klubit

Elbasani dje u mbulua nga festa e korçarëve dhe jo vetëm. Kualifikimi i skënderbeut në fazën e grupeve është një arritje e madhe për të gjithë futbollin shqiptar, e sidomos kur kjo vjen pas akuzave për trukime që kishin rënduar mbi klubin.

Kjo ishte hakmarrja e Skënderbeut pas humbjes së pësuar dy vite më parë nga Dinamo e Zagrebit. Korçarëve iu mjaftuan vetëm dy barazime dhe një gol në fushën kundërshtare për të plotësuar qëllimin e tyre, kualifikimin.

Kualifikim që shoqërohet dhe me një bonus të mirë financiar, tek e fundit ca financa më shumë në arkën e ekipit nuk janë keq. Duke ditur që pjesëmarrja në fazën e grupeve të kompeticionit europian kërkon energji të shtuara.

Ekipi Korçar në sajë të kualifikimit do të përfitojë 3.3 milionë euro nga UEFA ndrysa lojtarët do të marrin 200 mijë euro shpërblim. Pasi barazoi javën e parë 1-1 në “Maksimir”, edhe në shtëpi skuadra korçare barazon 0-0, dhe me gol në fushën kundërshtare kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League.

Ndërkohë që në mesditën e sotme pritet të hidhet dhe shorti i grupeve për të mësuar më shumë rreth kundërshtarëve të Skendërbeut që do të jenë tre. Ndeshjet në grupe rezervojnë në total 6 takime, 3 që luhen në shtëpi dhe tre jashtë. Dy ekipet e para që renditen në grup kualifikohen për në fazën tjetër.

Ruajtja e barazimit ditën e djeshme ishte edhe më e vështirë pasi për disa minuta në pjesën e dytë skuadra korçare u detyrua të luante me një lojtarë më pak. 

Ndeshja

Të besuarit e Ilir Dajës tregohen të rrezikshëm në minutën e 6-të me Liridon Latifin, duke drithëruar kroatët. Ylli i korçarëve synon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por portieri i Dinamos devijon me vështirësi. Më pas vendësit vazhdojnë të luajnë mirë, duke mos u vënë në asnjë moment në rrezik nga kundërshtari. Me pjesën e parë të mbyllur 0-0 Skënderbeu e sheh veten në fazën e grupeve. Në pjesën e dytë në të 52’ Shehi shpëton korçarët, duke pritur gjuajtjen e Olmo. Për Skënderbeun, Soue ka rastin më të mirë të shënojë, por i vetëm përballë portierit kroat nuk gjuan si duhet. Në të 78’ çdo gjë ndërlikohet për bardhekuqtë, pasi mbeten me dhjetë lojtarë. Nimanga ndëshkohet me karton të kuq. Por me Shehin në krye bardhekuqtë tregohen heroik, duke mos pësuar gol dhe arrijnë për të dytën herë në grupe. 

Festa

Pas përfundimit të ndeshjes, në stadiumin “Elbasan Arena” ka filluar festa e merituar e korçarëve, të cilët janë përshëndetur me të gjithë tifozët e pranishëm duke bërë xhiron e nderit në stadium. Ndërsa futbollistët shqiptarëve gëzoheshin, për ata të Dinamos së Zagrebit ka filluar “gjyqi’, nga tifozët e pranishëm kroatë të cilët kanë pasur kontestime të shumta ndaj lojtarëve.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

Pas

“Do të çoj në gjyq për dëmtim imazhi”, gazetarja reagon ndaj Egla Harxhit: Po ku e di zonjëza intelektuhale ç’është familja

Para

Kishin bërë ”kërdinë” me vjedhjet në Kavajë, Tiranë dhe Lushnje, 2 persona në pranga

Para
Plagosja tek “Komuna e Parisit”, policia jep detajet: Pati shkëmbim zjarri midis disa automjeteve

Kishin bërë ''kërdinë" me vjedhjet në Kavajë, Tiranë dhe Lushnje, 2 persona në pranga

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sarandë/ I shiti kokainë një të miture, gjykata lë në burg shpërndarësin

Fier/ Katër administratorë farmacie në pranga për tregtim të ilaçeve të kontrabanduara

Aksident me vdekje te mbikalimi i Patokut

Fillimi i fundit apo një stabilitet i ri? Dy vjet nga dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR në Zveçan

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Sot seancë plenare, përpjekja e 23 për konstituimin e Kuvendit

Policia e Londrës arreston pesë persona për përpjekje për të ndërprerë xhirimet e një filmi me protagoniste aktoren izraelite Gal Gadot

BB: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

Aksident në Kurbin/ U përplas nga automjeti, ndërron jetë këmbësori! Shoferi arratiset nga vendngjarja

Shpërthim në burgun e Fushë-Krujës, dyshohet për tritol, policia ngre grup hetimor

Sot seancë plenare, e para pas zgjedhjeve/ PS dhe PD mobilizojnë deputetët për “betejat” e fundit. Bardhi e Peleshi mesazhe grupeve!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.