08:27 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Skënderbeu tani luan për 920 mijë euro, bonuset e UEFA-s

08:07 | 23/07/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skënderbeu tani luan për 920 mijë euro, bonuset e UEFA-s

Nëse kalo skuadrën çeke Mllada Boleslav Skënderbeu do të arkëtojë në total nga pjesëmarrja në Europa League 920 mijë euro.

UEFA i konsideron si pagesa solidariteti, por për klubet shqiptare që marrin pjesë në Kupat e Europës janë arkëtime shumë të rëndësishme për të mbajtur skuadrën në nivele të larta. Bëhet fjalë për bonuset që jep qeveria e futbollit europian pas kalimit të çdo turi në Ligën e Europës.

Aktualisht nga skuadrat e Kategorisë Superiore ka mbetur në garë vetëm Skënderbeu, që dy ditë më parë eliminoi Kairat Almatin, një klub me buxhet 15 milionë euro. Pas kalimit të dy tureve dhe pjesëmarrjes në të tretin, ku do të përballet me çekët e Mlada Boleslav më datat 27 korrik dhe 3 gusht, klubi i Skënderbeut rezulton të ketë arkë- tuar deri më tani 675 mijë euro. UEFA jep 215 mijë euro për turin e parë, 225 për të dytin dhe 235 për të tretin shkruan Panorama Sport.

Synimi madhor i korçarëve është që të kalojnë edhe pengesën e radhës: Mlada Boleslav. Në lojë janë jo pak, por 920 mijë euro, pasi, nëse arrijnë të shkojnë deri në fazën “play-off”, atëherë nga shumat që kanë përfituar deri më tani, bardhekuqve u shtohen edhe 245 mijë euro. Kësisoj, në total, arkëtimet shkojnë 920 mijë euro, një shifër e konsiderueshme që i garanton klubit një buxhet super për sezonin e ri.

ËNDRRA PËR GRUPET – Dy edicione më parë, Skënderbeu u bë skuadra e parë shqiptare që kualifikohej në grupet e Ligës së Europës. Suksesi i jashtëzakonshëm i korçarëve kulmoi me një fitore historike në shifrat 3-0 ndaj Sportingut të Lisbonës.

Tashmë, dy vite më pas dhe për më tepër pas një sezoni (2016-2017) ku Skënderbeu nuk u lejua të merrte pjesë në Ligën e Kampioneve për shkak të skandalit të trukimeve, bardhekuqtë do të tentojnë të përsërisin historinë.

Në rast se Skënderbeu kualifikohet sërish në grupe, atëherë klubi do të përfitonte direkt shifrën e çmendur: 2.6 milionë euro nga UEFA. Kësaj shumë do t’i bashkoheshin edhe 675 mijë euro për kalimin e tre tureve.

Rregullorja e UEFA-s është e tillë, që skuadrat, të cilat futen në grupe të Ligës së Europës, nuk do ta përfitojnë shumën prej 245 mijë eurosh për fazën “play-off”. Kjo shifër jepet vetëm për klubet që shkojnë deri në këtë fazë të kompeticionit dhe, më pas, eliminohen.

 

Etiketa: skenderbeu
Pas

Kërkesat për azil/ Ja masat që do aplikojë Franca për qytetarët shqiptarë

Para

Sadiku: Unë si Ibrahimoviç, do të shënoj 20 gola

Para
Sadiku: Unë si Ibrahimoviç, do të shënoj 20 gola

Sadiku: Unë si Ibrahimoviç, do të shënoj 20 gola

Discussion about this post

 



Të Fundit

E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

BB: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

Parashikimi i motit për sot, 29 maj 2025

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.