15:25 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘’S’kishe ç’ti bëje, përpara flakëve u dëgjua një zhurmë e fortë”, dalin dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve në Greqi

13:03 | 25/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ferri” në Greqi, flasin dëshmitarët: Ishte si sulmet e 11 shtatorit, pashë vajzën të hidhej nga shkëmbi!

Me largimin e flakëve, niveli i shkatërrimit shfaqet para syve i plote: shumica e Matit, resorta e bukur bregdetare, e kthyer në epiqendrën e zjarreve më të rënda pyjore të Greqisë prej me shumë se një dekadë, nuk është më.

Ferri i flakëve e ka shndërruar në vend të pajetë me rrugët mbushura nga hiri e ndërtesa të rrënuara e të nxira, dëshmi e tmerrit që përjetoi komuniteti i atjeshëm pasditen e së hënës.

Erërat e fuqishme ndihmuan flakët të avanconin deri në atë pikë sa muri i zjarrtë të rrethonte fshatin pa i lënë njerëzve rrugë shpëtimi.

80 është bilanci i vdekjeve, por me skuadrat që po shkojnë derë më derë në kërkim të trupave, nuk është çudi që ai të rritet akoma më shumë.

Ai që shumë shpresuan të kthehej në rrugën e shpëtimit nga flakët dhe tymi, në fakt u kthye në rrugë vdekje: shumë trupa të pajetë u gjetën në plazhe e disa edhe në ujë.

“Erdhi shume shpejt; hodha sytë prapa shtëpisë dhe pashë zjarrin, pastaj se kur doli përpara. Ishte një ferr i vërtetë. S’kishe ç’ti bëjë”, tha një i mbijetuar.

Përpara se të pllakoste fatkeqësia, thotë i mbijetuari Nikos Stavrinidis, u dëgjua një zhurmë e fortë, si gjëmim alarmi. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, vazhdon burri. Zjarri ishte larg, por shkëndijat e tij mbërritën tek ne duke i vënë flakën gjithçkaje përreth.

”Era uturinte; ishte një gjë e papërshkrueshme. Njerëzit janë në gjendje shoku,” thotë kryetari komunës, Aris Bouranis, s’e kanë kuptuar akoma realitetin. Ka të vdekur gjithandej, gjithandej. ”

Të martën, trupat e djegur të 26 burrave, grave dhe fëmijëve u gjetën në një ngastër të hapur në Poseidonos, thuajse të gjithë të përqafuar me njëri-tjetrin.

Mes tyre, nëna që mbronin fëmijët, veprimi i fundit që bënë përpara se flakët t’i rrethonin. Duke djegur gjurmët e tyre, ekipet e shpëtimit besojnë se ata janë drejtuar andej me bindjen se ajo zona ishte afër detit, por shumë shpejt kanë parë se ishte një rrëpirë, e nuk zbrisnin dot në det.

Autoritetet kanë nisur detyrën e vështirë të identifikimit të viktimave, në mesin e të cilave është edhe një shqiptare, Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës, e martuar me një shtetas grek.

Edhe dy fëmijë shqiptarë janë të shtruar në spitalin pediatrik Agia Sofia, por gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Pas

Një bashkëpunim me Encën dhe Kidën?! Vëllezërit korçarë flasin pa ‘doreza’: I respektojmë por…

Para

”Mish në treg i ngjyer dhe damkosur me boje aniline”, ish-ministri ngre alarmin. Ç’po hamë?!

Para
Ish-ministrit të Bujqësisë paralajmëron: Sezoni i shirave, kërcënohemi nga përmbytjet

''Mish në treg i ngjyer dhe damkosur me boje aniline", ish-ministri ngre alarmin. Ç'po hamë?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Edi Rama ndan pamjet pas pastrimit të hapësirës publike në zonën e “Deliorgjit” në Tiranë

Supergoli që magjepsi polakët, Shehu: Thirrja në Kombëtare më ka dhënë besim

SIGURIA DETARE/Monitorim intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare

Papa Leone: Jepini fund barbarisë në Gaza, mbroni civilët

Sulmi me dronë në Moskë, 142 pajisje rrëzohen, dëme në kryeqytet

Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari mbetet poshtë gërmadhave! Mbërrin pa shenja jete në spital

Ndalet përkohësisht konflikti në jugun e Sirisë, grupet beduine largohen nga Suwayda

Zjarr në një banesë në lagjen “Granicë”, shkak një defekt në bombolën e gazit

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat/ Ndërhyrje nga ajri, era favorizon përhapjen

Kurbin / Operacioni antikanabis “Koordinata” godet kultivimin e kanabisit në Fushë-Milot

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.