Primo Shllakun i ftuar në emision “Oda” me gazetaren Edona Haklaj, ka folur për dorëshkrimet e tij, kur ka nisur të shkruaj për herë të parë dhe jo vetëm.
Shkrimtari ka folur edhe për diktaturën, që ai nuk pranoi kurrë të bëhej palë me pushtetin. Shllaku tha se i ruajtur të gjitha dorëshkrimet e tij duke ia fshehur pushtetit.
I pyetur nga gazetarja, se shpesh shkrimtari përmend fjalën kohë, duke ngulmuan se ai përketë dy realiteteve, Shllaku thotë se njeriu, nëse është shkrimtar apo jo, duhet të jetë dëshmitarë i kohës së vetë.
“Shkrimet e mia të vetëdijshme nisin nga fillimet e viteve 60’. Për fatin tim të mirë dhe të lexuesve, një pjesë e mira të librave të mi mbajnë edhe orën, datën dhe vendin kur janë shkruajtur.
Dëshmitë bëhen në forma të ndryshme. Diktatura është e përbashkët për të gjithë, por ajo përthyehej në për mënyra të ndryshe, tek njerëz të ndryshëm. Arti e zmadhon në mënyrë të përbindshme botën, pasi ai e pasqyron në mënyra të ndryshme.”
“Momenti kur ti merr vendimin që mos të botosh apo të mos shkruash sipas kërkesave të kohës, me i mbajtë sekret, pasi dorëshkrimet janë më keq se me mbajtë armë paleje. Autori gjendet para një pasurie të pafund. Në momentin që ti del nga ato fusha të ndaluara shkrimi, ti je plotësisht i lirë dhe mban përgjegjësi. Ti ke zgjedhur lirinë. Unë jam në një paqë të vazhdue”Sshme me veten dhe me publikun tim, të tjerat janë disavantazhe.”
Gjithashtu, shkrimtari është ndalur edhe tek vështirësia e vendimmarrjes për të u pajtuar me pushtetin.
“Unë isha në një ambjent me njerëz me shkollë, gjithmonë dashamirësit e mi më nxisnin të shkruaja ato që thoja. Unë buzëqeshja se nuk e dija nëse ato që unë thoja ose mendoja mund të lexoheshin. Kur lindi djali thashë veprat e mia në rast fatkeqësie do të kenë edhe një 30 vjeçar avantazh kohe për tu botuar.
Unë kam ruaj çdo dorëshkrim. Janë shkrime të shkruara në letra sheqeri. Dorëshkrimet e mia i fshihja dhe nuk kam pranuar të bëhem palë me pushtetin. Gjëja më e vështirë ishte vendimarrja për të mos u pajtuar me pushtetin. Unë kam shumë shkrime, dhe nuk kam asnjë pendesë”.
Shllaku foli edhe për ndarjen e dy gjuhëve, toskërisht dhe gegnishtë.
“Në kohën kur ne, e shpallëm gjuhë të kombit toskërisht. Shqiptarët nuk komunikonin me njëri-tjetrin. Gjysma e shqiptarëve vdiste pa shku në Saradë dhe gjysma tjetër vdiste pa e parë Hanin e Hotit. Sot po krijohet kominikimi mes njerëzve, sot shqiptarët shkojnë në çdo vend. Në këto kushte fillohet për menduar një gjuhë. Unë nuk jamë kurrë dakort me përsëritjen se toskërishtja është gjuha e gjithë shqiptarëve, duke kujtuar se gegnishtja ka një shtritje edhe më të madhe gjeografike.
Ne vijojmë luftën tonë dhe vijmë me gegnisht që ta mbajmë gjallë. Ne nuk dimë të shkruajmë në toskërisht, pasi nuk është gjuha e nënës. Në vitet 72’ ne s’kishim bukë të hanim dhe ne merreshim me ndarjen e dialekteve. Në vend që të na siguronin bukën, ata donin që të bënin gjuhën.”
(K.H/FAXWEB.AL)
Discussion about this post