Disa orë para fillimit të përballjes Shqipëri-Skoci, në kuadër të kompeticionit të “Ligës së Kombeve”, Fax News siguron pamje nga festa e tifozëve në Shkodër.
Teksa tifozët e Kombëtares shqiptare të futbollit festojnë nën ritmet e këngës së Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesi “Kuq e zi je ti’, nga kampi i skocezëve kemi një tjetër pamje paksa të pazakontë për vendin tonë.
Ndryshe nga shqiptarët, si duket skocezëve nuk u bëjnë përshtypje temperaturat e ulëta që kanë mbërthyer vendin tonë prej pak ditësh, duke paralajmëruar hyrjen e stinës së ftohtë, atë të dimrit.
Tifozët e ardhur nga Skocia duken mjaft të emocionuar para nisjes së ndeshjes, teksa kërcejnë edhe të zhveshur duke sfiduar të ftohtin në qytetin e Shkodrës. (J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post