Mbrëmjen e djeshme një qyteti i Skraparit është tèrrorizuar nga të shtènat me ármë. Burime bëjnë me dije se një person, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mèndor ka qëlluar me ármë AK47 fëmijët që po luanin dhe po sipas tij po bënin zhurmë.
Fatmirësisht nuk është lènduar asnjë prej fëmijëve, ndërkohë që drejt Skraparit është nisur dhe një grup i RENEA-s për të negociuar me personin në fjalë, i cili ka qëlluar me ármë dhe në drejtim të polícisë. Ende nuk dihet sesi ka shkuar procesi i negociimit, dhe njoftimi i fundit i polícisë ishte rreth mesnatës së mbrëmshme.
“Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mèndor, ka qëlluar disa herë në ajër me ármë zjárri.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e polícisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.
Shërbimet e polícisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të polícisë.
Në ndihmë të polícisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas”, njofton policia. (E.K/Faxweb.al)