Paris SG nuk humbi aspak kohë për të joshur një futbollist legjendar, në ditën që vendosi të largohet nga skuadra e tij.
Kampionët e Francës kanë nisur të joshin portierin italian, Gianluigi Buffon, për t’i dhënë mundësinë që të provojë një aventurë të re në kampionatin transalpin, duke i prezantuar edhe një kontratë të majme dyvjeçare.
“Le Parisien” ka cituar burime pranë klubit francez, ku zbulohet se, përveç një roli të Buffonit në projektin e ardhshëm teknik, sheiku i Katarit – që ka në pronësi ekipin – i ka ofruar mbrojtësit ekstrem edhe një akord dyvjeçar.
Ekipi i Nasser Al-Khelaifit kontaktoi personalisht këtë të enjte portierin italian, për ta stimuluar me ofertën serioze.
Për Buffonin do të ishte kështu një dëshirë e realizuar për të luftuar në Champions, trofeu i vetëm i madh që mungon në CV-në e tij të pasur.
Silvano Martina, agjenti historik i portierit, ka konfirmuar ofertat, por pa përmendur emra. Buffon do të garantonte një vend titullar në një klub prestigjioz, ndërsa kështu Paris SG do të shiste mijëra fanella, do të tërhiqte sponsorë dhe prestigj përmes një prej emrave më të njohur në historinë e portës.
(M.Q/Faxweb)