Ekipet italiane e kanë nisur sezonin e ri të “Champions League” në mënyrën më të keqe që ka ndodhur deri më sot.
Juventusi u mund në “Cmap Nou” me rezultatin e thellë 3-0 nga Barcelona ndërkohë që edhe Napoli shënoi një tjetër humbje me rezultat 2-1 kundër Shaktarit në Ukrainë.
Ndërkohë Roma nuk ka pësuar ndonjë humbje, mirëpo në përballjen me Atletiko Madrid është ndarë me rezultatin 0:0.
Shifra të njëjta si të këtij sezoni është e pamundur t’i gjesh, mirëpo pothuaj të ngjashme janë vetëm ato të sezonit të vitit 1999-2000.
Në atë edicion, pas eliminimit të Parmës në “play-off” ndaj Gllazgou Rejnxhërs, Lacio, Fiorentina dhe Milani startuan me 3 barazime: kryeqytetasit dolën 1-1 në Leverkusen, 0-0 i vjollcëve dhe i kuqezinjve, respektivisht ndaj Arsenalit dhe Çelsit.
Rezultatin dëshpërues të italianëve e konfirmon edhe FIFA. Juventusi që ndodhej i dyti deri para pak muaj, dhe i pari në momentin kur luhej finalja në qershor kundër Real Madrid, kanë zbritur jashtëzakonisht shuëm në renditje. Ndodhet në numrin e 20. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post