Ka përfunduar seanca gjyqësore për ankimimin e kandidatit për Prokuror të Përgjithshëm Lulzim Alushaj ndaj KLP-së, e cila u zhvillua në Gjykatën Administrative të Apelit.
Gjykata ka rrëzuar padinë e Lulzim Alushajt, duke e skualifikuar përfundimisht nga gara për Prokuror të Përgjithshëm.
Tashmë gara për Prokuror të Përgjithshëm është zhbllokuar dhe tre kandidatët që do të vijojnë garën janë Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj.
Alushaj, i cili ishte i pranishëm në seancë pretendoi se KLP nuk ka zbatuar afatin 45 ditor për verifikimin e kandidaturave.
“KLP nuk ka zbatuar afatin 45 ditor për verifikuar kandidaturat. Nuk kam kërkuar rikthim në gare por shfuqizimin e të gjithë procedurës. Një kandidati i është dhënë mundësia të plotësoj afatin ligjor. KLP ka shkelur afatin ligjor. Kjo që ka ndodhur është një precedent i rrezikshëm. Se ligji i ka përcaktuar afatet ligjore. Ndërsa tjetrit jo dhe kjo ka prishur garën”– deklaroi ai.
Gjykata: A e plotësoni afatin 15 vjetor?
Alushaj: Po në 15 qershor e kam plotesuar afatin 15 vjetor. Nuk gjej nje baze ligjore pse duhet të kemi dy standarte.
Lulzim Alushaj pretendon se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkelur ligjin pasi ka mbajtur dy standarte. Me 17 qershor kur u mbyll gara për Prokurore të Përgjithshem, duhet të ishte skualifikuar edhe kandidati tjeter Olsian Çela i cili skishte kaluar vettingun.
Ndërkohë i kerkoi trupës gjykuese të kryesuar nga Kastriot Selita që ta quaj të paligjshme garën për prokuror të Përgjithshem. Pasi sipas Alushajt KLP nuk ka respektuar ligjin për zhvillimin e garës.
Alushaj u shpreh se diploma e tij është lëshuar në 15 qershor në vitin 2004 dhe pretendon se i ploteson 15 vite punë si jurist i spikatur.
Përfaqësuesi i KLP thekson se: Alushaj nuk depozituar formularin e vet deklarimit, që për 10 vitet e fundit nuk ka mbajtur asnjë funksion politik. Gjithashtu të plotesimi i viteve të punës duhe të theksohet fakti qe Alushaj në CV e tij ka shkruar që ka filluar punë si jusrist ne maje të 2005 dhe nuk i ploteson kriterin e 15 viteve eksperiencë si juriste i spikatur.