Slogani ‘Të gjithë sytë në Rafah’ ka pushtuar rrjetet sociale, ndërsa në Instagram është postuar në story nga më shumë se 37 milionë përdorues që nga mëngjesi i së mërkurës.
Slogani po përhapet me shpejtësi në rrjet ndërsa bëhet thirrje për armëpushim. Fotoja u bë virale pas sulmit izraelit në një kamp në Rahaf, ku u vranë 45 njerëz, ndërsa qindra të tjerë u plagosën.