09:27 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

S’mban më Bregu, shpërthen ndaj Bashës: S’mbahet mend qëkur është mbledhur grupi, duhet të hyjmë në zgjedhje!

15:42 | 01/05/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
S’mban më Bregu, shpërthen ndaj Bashës: S’mbahet mend qëkur është mbledhur grupi, duhet të hyjmë në zgjedhje!

Deputetja e PD-së Majlinda Bregu duket se nuk ka duruar dot më dhe ka shpërthyer ndaj kreut të Partisë Lulzim Basha. Ajo është shprehur se të gjitha vendimet janë marrë pa u konsultuar me grupin dhe se PS-ja duhet të hynte në zgjedhje.

‘’Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real. Megjithatë e kam përkrahur edhe cadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek ceshtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kam kërkuar disa herë edhe në takimet me kryetarin e Partisë mbledhjen e grupit parlamentar demokrat’’, shkruan ndër të tjera Bregu.

Bregu është shprehur po ashtu se ky vendim i Bashës për të mos hyrë në zgjedhje i jep mundësi Ramës të marrë të gjitha pushtetet.

‘’Ndërkohë maxhoranca vazhdon fare e patrazuar rrugën e saj të kapjes përfundimtare të të gjithë pushteteve dhe duket se nuk e ka hic për gajle ta kapë edhe parlamentin e ta bojatisë të tërin mavi. Shpresa e madhe e disa të fajshmëve se martesa e interesit të Edi Ramës me Ilir Metën do përfundonte me divorc dhe nga divorci do rrëzohej qeveria, u tret si flluskë sapuni’’, shkruan deputetja. 

SHKRIMI I PLOTË I DEPUTETES:

Dua të ndaj sot shqetësimin tim të thellë me të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Partisë Demokratike! Orët e mundësisë për të ndaluar futjen në një rrugë që kurrë s’ka qenë rruga e partisë sonë, po
mbarojnë! U bë qëkur s’mbahet mend që grupi parlamentar i PD-së nuk mblidhet për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar nga kryetari i partisë.
Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real. Megjithatë e kam përkrahur edhe cadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek ceshtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kam kërkuar disa herë edhe në takimet me kryetarin e Partisë mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

Vendimmarrjen e një grupimi politik e di institucion po aq të rëndësishëm sa dhe vendimin e gjithkujt për të dëgjuar ndërgjegjen e tij.

Po aq, forumet e partisë i di si institucione vendimarrëse e jo vetëm pika të statutit. Vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat real. 
Edhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit që propozuan miqtë tanë të Partive Popullore Evropiane, u mor pa u konsultuar me askënd.

Ndërkohë maxhoranca vazhdon fare e patrazuar rrugën e saj të kapjes përfundimtare të të gjithë pushteteve dhe duket se nuk e ka hic për gajle ta kapë edhe parlamentin e ta bojatisë të tërin mavi. Shpresa e madhe e disa të fajshmëve se martesa e interesit të Edi Ramës me Ilir Metën do përfundonte me divorc dhe nga divorci do rrëzohej qeveria, u tret si flluskë sapuni. 
Kam kërkuar tek miqtë tanë të Partive Popullore ndihmë për të mos lejuar që Edi Rama të shpallet si engjëll e hero i reformës në drejtësi. Por me pranimin e kompromisit të ofruar nga David McAllister dhe Knut Flekenstein ai vrau më shumë se dy zogj me nje gur të vetëm! Edhe PD-në e nxorri refuzuese në sytë e miqve tanë të PPE-së, pasi s’ka lënë gje pa manipuluar për ta nxjerrë fajtore në sytë e gjithë botës; edhe Ilir Metën e hoqi qafe duke i hequr të fajshmëve stolin ku mendonin se do të ngjiteshin për të dalë mbi PS-në.
Dhe ja ku jemi sot. Edi Rama del na jep orë e minuta në dispozicion për një kompromis, në çartje për tu dukur si engjëll që lutet për paqe, ndërkohë që e dinë mirë edhe socialistët se sa i dëshiruar është
për zgjedhje me kundërshtar.

Unë nuk besoj se Edi Rama që bën sot e gjithë ditën të përvëluarin për dialog e për zgjidhje, ka ndonjë ëndërr tjetër vec asaj që tani të bëhet dhe mbret!

Po PD-ja ku ishte dhe ku është në gjithë këtë mjegull? Pa një debat minimal dhe pa as më të voglën shenjë reflektimi në këtë situatë kaq të rrezikshme për të ardhmen e saj?!

Partia Demokratike ka lindur si Parti me vokacion perëndimor. Nuk iu largua zgjedhjeve as në 1997, pasi u largua e dhunuar nga pushteti i bandave të armatosura madje mori pjesë në zgjedhje edhe në zonat ku
kandidatët e saj nuk futeshin dot fizikisht! 
Partia Demokratike nuk u pajtua asnjë sekondë, as me bojkotin antieuropian të Edi Ramës dhe as me bllokimet skandaloze të rrugëve në emër të votës së lirë!
Dhe ju siguroj të gjithë ne që e kemi quajtur antieuropian e antikombëtar Edi Ramën e kemi besuar se i tillë vetëm ai mund të ishte. Një arsye më shumë kjo për të mos rënë dakord sot me veprime e bllokime si ato të Edi Ramës dje.

E di që zeri im sot mund të duket një zë në shkretetirë, por shpresoj të mos mbetet kështu.
Kam heshtur këto kohë publikisht dhe jam përpjekur me mish e me shpirt ta ndihmoj PD-në dhe Lulzim Bashën duke u përpjekur t’i bind miqtë tanë të PPE të na vijnë sërish në ndihmë. Por sot nuk mund të hesht më sepse edhe vetë ata që kurrë s’na kanë lënë vetëm më parë, që nga Presidenti Daul e deri tek i fundit në PPE, më përsërisin prej disa ditësh: “Na vjen keq po mesa duket nuk ju ndihmojmë dot më, sepse ju nuk doni të ndihmoni veten!”

Ata duan që PD të hyjë në zgjedhje! Ata duan që ne të jemi në parlament! Ata duan që të kthehemi menjëherë në Kuvend dhe të votojmë të gjitha ato që duhen për zgjedhjet e për reformën në drejtësi!
Dhe une jam e bindur që Shqipëria bëhet më europiane me zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo me rrëmujë të cilën s’na e ka borxh asnjë qytetar i këtij vendi!

Nuk dua që asnjë të na kthejë shpinën publikisht nësë ne nuk kthehemi në rrugën e përbashkët të familjes së djathtë evropiane! Po më shumë se për ata, ne sot duhet të mos e pranojmë më tutje në heshtje opsionin e transformimit të PD-së nga një alternativë reale e kësaj maxhorance të frikshme, në justifikimin e saj më fantastik pë cdo paudhësi më të madhe! (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: bregudeputetja demokrateMajlinda Bregu
Pas

Merr fund dilema, FSHF-ja nuk plotëson kërkesën e Partizanit për ndeshjen me Kukësin. Luhet të premten

Para

Situata në Maqedoni, Ivanon bën hapa pas: I jap Zaevit mandatin po me një kusht

Para
Situata në Maqedoni, Ivanon bën hapa pas: I jap Zaevit mandatin po me një kusht

Situata në Maqedoni, Ivanon bën hapa pas: I jap Zaevit mandatin po me një kusht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjermani/ 19 të plagosur nga shpërthimi i fishekzjarrëve në një panair, mes tyre edhe një fëmijë

Sherri mes biznesmenëve në Ksamil për çadrat, vihen në pranga tre persona, nën hetim dy të tjerë

EMRAT/ “Smarti-i” përplaset me një motor, 22-vjeçari pëson dëmtime në kokë

Trump akuzon Obamën: Ka organizuar një mashtrim elektoral kundër meje në vitin 2016

Të dyshuar për vrasjen e Renis Dobrës, transferohen te 313 në Tiranë Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj

Parada, flamuj dhe këngë: Fushata për t’i detyruar fëmijët ukrainas ta duan Rusinë! Rreth 20 mijë të mitur të deportuar që nga nisja e luftës

Ukraina propozon një raund të ri bisedimesh paqeje me Rusinë, Zelensky: Vrulli i negociatave duhet të përshpejtohet

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket forca e punës, rreth 50% rënie e popullsisë nga 15 deri në 19 vjeç

Parashikimi i motit për sot, 20 korrik 2025

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.