01:20 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“S’më lini të flas se e dini çfarë do them”, zbardhen mesazhet mes Ramës dhe studentes që braktisi takimin (FOTO)

18:29 | 20/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“S’më lini të flas se e dini çfarë do them”, zbardhen mesazhet mes Ramës dhe studentes që braktisi takimin (FOTO)

Takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët e Universitetit të Politeknikut, të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës e Urbanistikës, është shoqëruar me debate e përplasje të shumta.

Që në fillim Rama u mundua të vendosë rregull duke u përmenduar studentëve edukatën që duhet të tregojnë në dialog, por njëri nga studentët ia tha në sy se i paedukatë  me studentët ishtre treguar kryeministri.

Braktisja e sallës nga një grup studentësh erdhi në momentin kur njëra nga studentet që ishte e pranishme mori mikrofonin dhe drejtoj akuza të forta ndaj Ramës se studentët po kërcënoheshin edhe me heqjen e prindërve nga puna. Mllefi i studentes ndaj kreut të qeverisë dukej se kishte si shkak edhe mesazhet që ajo kishte shkëmbyer me kryeministrin në telefon.

‘Faxweb.al’ ka siguruar dhe përmbajtjen e mesazheve që studentja ka shkëmbyer me kryeministrin ku Rama i shkruan studentes se stuedentët nuk përfaqësojnë popullin, madje duke iu referuar akuzës së saj për zhvatje, Rama thotë se kjo fjalë është paturpësi që flet, sipas tij për “dembelizmin mendor”.

Këtë përgjigje, studentja ia lexoi në sy Ramës gjatë takimit dhe më pas bëri thirrje për të braktisur këtë takim sepse aty nuk kishte dialog, por monolog.

Debati:

Studentja: S’më lini të flas se e dini se çfarë do të them. Si fillim më thonë si e kuptoni ju fjalën zhvatje me vetëdije?

Rama: Skandaloze!

Studentja: Skandaloze? Pse është skandaloze kur ajo po bëhet realisht?

Rama: S’ta shpjegoj dot

Studentja: Unë e kupto,  ju se keni shpjeguar. Edhe mbrëmë nuk më keni dhënë përgjigje.

Rama: Të lutem, mbasi më ke shkruar atë fjalë

Studentja: Jo më keni thënë, ta them unë ça me keni thënë.

Rama: Lexoje.

Studentja: Më keni thënë gjatë gjithë këtyre ditëve jeni treguar në një nivel shumë të lartë dembelash mendorë.

Rama: S’është fjalia ime kjo.

Studentja: Është fjalia juaj,  është fjalia juaj zoti Rama. Më keni marrë në telefon në orën 10 e gjys.

Rama: Shiko…

Studentja: Të mbaroj unë pastaj fol, ashti siç ja bërë të gjithëve

Rama: Lexoje

Studentja: Të mbaroj unë

Rama: Lexoje

Studentja: Të mbaroj unë dhe pastaj flisni ju.

Rama: Jo, lexoje në mënyrë korrekte

Studentja: Po, ta them unë tani kush është mënyra korrekte

Studentja: C’a jemi ne për ju lolo të qeverisë?

Rama: Çohu ik fare.

Studentja: Ju them dhe unë të gjithë shqiptarëve që ju nuk doni dialog por doni monolog me veten. Nuk na bleni dot si keni blerë 1000 freshistat. Nuk na blini dot nuk na këcënoni dot se do na hiqni prindërit nga puna, nuk na kërcënoni dot me makina.

Rama: Mbaruat?

Studentja: Jo nuk kam mbaruar. Ky nuk është dialog. Ju po na detyroni të vijmë këtu dhe nuk po bëni dialog, ashtu siç nuk keni bërë me të gjitha universitetet e tjera duke filluar nga ai i UBT-së. Zërin tonë do e dëgjoni. Nuk na ulni dot. Ju nuk doni të dëgjoni, vetëm të flisni vet. Kush do të dëgjojë monolog le të rrijë këtu. Ne po largohemi.

Momentet e braktisjes së sallës:

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: mesazhetramastudentja
Pas

Lirimi i Rexhep Rrajës nga burgu, reagon PD: Djali i deputetit është lënë i lirë për ti shërbyer krimit

Para

Anulimi i vizitës së kryeministrit të Izraelit, shkak iranianët në Tiranë

Para
Anulimi i vizitës së kryeministrit të Izraelit, shkak iranianët në Tiranë

Anulimi i vizitës së kryeministrit të Izraelit, shkak iranianët në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.