“Jemi konfliktuar aty për aty me Arben Lleshin. Nuk më pranoi në sektor. Armën e kam futur futur para 20 ditësh apo një muaj”. Kjo ka qenë dëshmia e Sokol Mjacaj, i cili vrau ditën e djeshme, Arben Lleshin, ngjarje e ndodhur në burgun e Peqinit.
Sakaq dyshohet se arma është futur e plotë dhe dorazi. Një pjesë e kamerave të sigurisë më I.E.V.P., Peqin nuk punonin, edhe skaneri nuk punonte prej shumë kohësh dhe është rregulluar ditët e fundit.
Burime nga grupi hetimor thonë se janë ndaluar 13 persona pjesë e stafit të burgut, që nga drejtori e gjithë zinxhiri komandues. Deshmia e tij nuk e ka bindur grupin hetimor prandaj pritet qe ai te rimerret serish ne pyetje.
Per kete shkak, Sokol Mjacaj po mbahet i izoluar në një vend të posaçëm sekret pasi do rimerret sërish në pyetje. Prokurorët po përpiqen të zbulojnë porositësin. Dyshimet janë se ndryshe nga sa pretendon Mjacaj, vrasja të jetë bërë me pagesë.