Erjona Sulejmani është ish-gruaja e Blerim Dzemaili (mesfushorit të Bologna), mjaft e njohur dhe aktive në mediat sociale. Ajo thotë se është një përkrahëse e zjarrtë e Interit.
Po ashtu, bukuroshja shkodrane ka zbuluar se do të jetë në shkallët e “San Siro” të dielën në mbrëmje, për derbin e 6 tetorit mes Interit dhe Juventusit. Ajo pati përgjigje për ndjekësit në rrjetet sociale edhe mbi pyetjen nëse martesa me Dzemailin përfundoi për arsye tradhtie: “Jo, jo, nuk ishte ky motivi”!
Ndjekësi më kurioz, që ngulmoi në këtë temë, duke kërkuar të dinte nëse do të kthehej në krahët e futbollistit të Bologna, Erjona i dha këtë qartësim: “Është një pyetje që ma bëni gjithmonë, po përgjigjem një herë e mirë për të gjithë. Nuk më pëlqen t’i përsëris gjërat në jetën time dhe aq më pak të besoj te supa që ngrohet disa herë. Ne e respektojmë njëri-tjetrin për rolin që kemi si prindër të Luanit”.