Protestuesit dhe mbështetësit e 23 personave të arrestuar pas protestës në Kukës, kanë vazhduar me thirrjet e tyre të forta drejtuar qeverisë shqiptare.
Mes protestuesve u dëgjuan thirrje të shumta drejtuar Ramës me fjalët: ‘Ti nuk mund të kthesh diktakturën në Shqipëri, ne nuk të lënë të rikthesh Enverin në vendin tonë. Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen’.
Protesta e 31-marsit në Kukës, ka hapur një valë polemikash në rrjetet sociale, skenën politike të vendit dhe zemërim tek qytetarët, të cilët e shohin si të padrejtë tarifën e vendosur nga qeveria për kalimin në Rrugën e Kombit.
Nga ana tjetër, qeveria dhe Kryeministri Edi Rama, kanë dërguar një numër të lartë efektivësh të policisë së Shtetit, të repartit të Shqiponjave, para ambienteve të Gjykatës së Shkallës së parë në Tiranë.
(F.G/Faxweb.al)