Një event interesant ka ndodhur në Kaninë, aty ku me rastin e Vitit të Skënderbeut, kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli dhe deputeti socialist, Fate Velaj, kanë martuar për herë të dytë Skënderbeun.
Në majë të Kaninës, ‘Dasma e Skënderbeut’ riktheu dhe një herë lavdinë e dasmave të 560 viteve më parë.
Por çfarë kishte të përbashkët dasma e vitit 1451 me atë të Fate Velajt dhe Dritan Lelit?
Në videon që mund të ndiqni më poshtë, duket “çifti”, Skënderbeu dhe Donika që kanë marrë disa veshje hua nga ansambi i Vlorës.
Sa kushtoi dasma e Skënderbeut?
Ministria e Kulturës ka akorduar një fond prej 25 milionë lekë të vjetra për Forumin “Europia fórum al” që inskenoi dasmën e dytë të Skënderbeut. Në dasmën e realizuar nga ministria, ka patur pjesëmarrje të gjerë nga banorët e Kaninës dhe arbëreshë që kanë ardhur me rastin e këtij aktiviteti.
Pamjet e mëposhtme nuk duhen humbur. Skënderbeun e martuan socialistët për herë të dytë, mbetet për t’u parë ku është planifikuar nga qeveria ‘muaji i mjaltit’ për Heroin Tonë Kombëtar.
https://www.youtube.com/watch?v=SlLCyGg4-PE&feature=youtu.be
(F.G/Faxweb.al)