Kryeministri Edi Rama në një aktivitet që po zhvillohet në Kryeministri, lidhur me punësimin e të rinjve, është ndalur tek rezultatet e punësimit.
Duket se socialistët i kanë ndezur motorrët e fushatës së ardhshme elektorale, asaj të vitit 2019, për zgjedhjet lokale.
Kështu, Rama sot informoi se çdo muaj qeveria do publikojë rezultatet e punësimit. Daljet në ekran pritet të shtohen.
“Jemi këtu për të ndarë me ju rezultatet e muajit mars, kjo është një praktikë që do e zhvillojmë rregullisht çdo fundmuaji për të informuar publikun për rezultatet e punësimit përmes zyrave të punës, jo atë në përgjithësi”, tha Rama.
(F.G/Faxweb.al)