Protesta e të shtunës u shoqërua me dhunë, ku ndër të cilët mbeti i plagosur edhe kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi.
Ditën e sotme Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi kërkoi firmën e deputetëve për një draft deklaratë ku dënohej dhuna e ushtruar kundrejt kryeredaktorit të gazetës Rilindja Demokratike, si dhe thirrjen e Kasmit në një seancë dëgjimore të hënën.
Mirëpo kjo mbledhje është shoqëruar me tension dhe tone të larta zëri. Përplasja mes Albana Vokshit dhe deputeti i PS-së Fidel Ylli, bëri që kërkesa e Vokshit mos të merrte miratim nga deputetë e PS-ës.
Në këtë mënyrë për t’iu përgjigjur opozitë Fidel Ylli ka postuar disa foto në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ku kujton se në atë protestë u vranë katër qytetarë dhe u plagos me armë gazetari Fatos Mahmutaj, që ishte duke raportuar.
(E.V/Faxweb.al)