03:41 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Socialistët nuk i ndahen Metës, delegojnë Ballën në mbledhjen e Komisionit të Venecias

11:51 | 30/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë po ndodh në PS? Rama kokë më kokë me drejtuesit e Veriut, Ruçi me të Jugut, Balla me…

Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar, nën drejtimin e Taulant Ballës. Në këtë mbledhje fokusi kryesor është vendosur te ploblemet në zonat e dëmtuara nga tërmeti dhe nga përmbytjet.

Mësohet se një nga vendimet e marra në këtë mbledhje është delegimi i Taulant Ballës për të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të Venecias, në 11 Tetor, ku do të jepet opinioni lidhur me shkarkimin e presidentit Meta.

Nga ana tjetër Ulsi Manja do të shkojë në Venecia për problemet me pronat.

Mbetet e paqartë se pse duhet të jetë Balla në mbledhjen e Komisionit të Venecias, sa kohë që misioni faktmbledhës i këtij delegacioni erdhi për disa ditë në Shqipëri.

Për ish-ministrin e jashtëm Tritan Shehu, ky delegim i Ballës për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Venecias, është kapërcim i çdo përgjegjësie dhe tregon një mungesë të theksuar dinjiteti të shtetit shqiptar.

Postimi i plotë i Shehut:

Po tejkalohet cdo limit mungese dinjiteti e pergjegjesie!

E cilesova me pare drejtimin e maxhorances te Komisioni i Venecias per shkarkimin e Presidentit si tipar te nje “Republike Bananesh”.

Sot njoftohet se dhe “gjyqin” perfundimtar per shkarkimin apo jo te tij Rilindja kerkon ta beje aty me 11 tetor, duke derguar drejtuesit e saj per ta mbrojtur para atij Komisioni kete obsion.

E veshtire kjo vecse te imagjinohej te hidhej qofte edhe si mendim ne cilindo shtet tjeter edhe ne nje “Republike Bananesh”, jo me ne nje shtet europian, antar i NATO, kandidat per ne BE, ku kerkon te integrohet sa me shpejt.

Ne fakt kjo eshte rjedhoje e situates ku e katandisi kjo maxhrance kete vend, te vetmin ne Bote pa Gjykate Kushtetuese, te Larte etj etj… pa dinjitet.

Mungesa e dinjitetit vjen edhe nga kompleksi i fajit ne subkoshience; kjo maxhorance nuk guxon te marre persiper keshtu as finalizimin e nje inisiative te iniciuar prej saj, duke dashur ta hedhe pergjegjesine diku tjeter larg, mbi nje institucion qe per te tilla vendime e ceshtje nuk ka as kompetence e as juridiksion.

Ne asnje shtet nuk do te ndermerej nje hap i tille ofendues per ate vete si vend, te fillohej nje procedure shkarkimi i Presidentit e me tej te kerkohej qe “gjyqi” te realizohej diku tjeter.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Dëmtimet nga tërmeti, banorët e Floqit paralajmërojnë se do të futen në grevë

Para

Gjykata pranon kërkesën e Arbër Çekajt për gjykim të shkurtuar

Para
Gjykata e Krimeve të Rënda jep masën për Arbër Çekajn

Gjykata pranon kërkesën e Arbër Çekajt për gjykim të shkurtuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.