Vetëm pak minuta më parë u morr vendimi se deputetët e opozitës si Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Bardh Spahia, Ervin Salianji, Endri Hasa, Kejdi Mehmetaj dhe Indrit Brahimllari u dënuan me 10 ditë përjashtim nga parlamenti.
Ndërsa Deputeti i PS-së, Bujar Çela u përjashtua me 5 ditë për shkak se goditi Kejdi Mehmetajn. kjo u duk qartë ehde në videon që qarkulloi në rrjet, Në seancën e Byrosë, deputetët e opozitës thanë se kishin mbrojtur Kushtetutën me protestën e tyre, duke kujtuar tekstin e betimit.
” Çela e pranoi që mund të ketë mbireaguar fizikisht, duke qenë se jemi në një kontekst ku kemi miratuar rezoltuën kundër dhunës ndaj grave”, u shpreh Ervin Bushati lidhur me vendimin. (J.V/Faxweb)