Kryetrari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka përshëndetur arrestimin e disa pedagogëve dhe sekserëve të tyre në Universitetin e Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’, si të dyshuar për korrupsion.
Interesante është të përmendim se në deklaratën e tij, Balla ka thënë dy herë togfjalëshin ‘dru i shtrembër’, një togfjalësh me ngarkesë të madhe politike ky, muajt e fundit, që kur kryeministri Edi Rama e përdori për të etiketuat ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Deklarata e plotë e Taulant Ballës:
“Pershendes aksionin e prokurorise dhe policise i cili synon ti jape fund paligjshmerise qofte kjo edhe paligjshmeri e ndonje pedagogu me bashkepunim me sekseret dhe ne dem te studenteve.
Te ndajme emrin e rendesishem te universitetit te Elbasanit nga ndonje dru i shtrember qe mund te jete pjese e tij.
Universiteti i Elbasanit eshte nje nga vatrat me te rendesishme te arsimit ne vend. Ne akreditimet nderkombetare universiteti “Aleksander Xhuvani” eshte renditur ne krye te listes, duke mbajtur me nder emrin e qytetit qe cilesohet me te drejte vater e arsimit.
Ky hetim nuk e penalizon, perkundrazi e nderon univesitetin e Elbasanit i cili nuk behet pale as asnje dru te shtrember.”
Deklaratat Z. Balla i beri nga Elbasani gjate nje takimi me qindra maturante te ketij qyteti.
Balla i ftoi gjimnazistet te zgjedhin te vazhdojne studimet e tyre ne universitetin e Elbasanit, si nje nga universitetet me te mira ne vend.
Balla thumbon edhe PD dhe LSI, per shkak se personat e arrestuar njihen si persona me lidhje me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Madje nje prej te arrestuarve eshte kandidat per deputet i LSI Qarkun e Elbasanit.
(E.L./Faxweb)