01:07 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Sofja pretendon se pejxherët që shpërthyen në Laban nuk u shitën nga Bullgaria

11:16 | 20/09/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sofja pretendon se pejxherët që shpërthyen në Laban nuk u shitën nga Bullgaria

Bullgaria nuk ka importuar, eksportuar apo prodhuar pejxherë të llojit që shpërthyen të martën në Liban dhe Siri. Për më tepër, kompania bullgare “Norta Global Ltd”, që paraprakisht ishte raportuar se kishte marrë pjesë në zinxhirin e shitjes së pejxherëve, nuk ka kryer asnjë transaksion të shitjes, nën juridiksionin e Bullgarisë.

Kështu njoftoi më 20 shtator Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Bullgarisë (DANS). Në njoftim u tha se deri në këtë përfundim agjencia erdhi pas një hetimi të përbashkët që kreu me Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave, Ministrinë e Brendshme dhe Doganat. Lajmi për gjetjet e hetimit të DANS-it vjen vetëm një ditë pasi kjo agjenci njoftoi se po niste një hetim të tillë.

Po ashtu, njoftimi vjen pasi mijëra pejxherë të përdorur nga Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – duke vrarë 12 persona. Më pas, media hungareze Telex raportoi se kompania bullgare, “Norta Global Ltd”, i bleu pejxherët nga Tajvani dhe më pas ia shiti Hezbollahut.

Teksa SHBA-ja e konsideron organizatë terroriste Hezbollahun, Bashkimi Evropian e konsideron vetëm krahun e Hezbollahut si terrorist, por jo edhe degën e tij politike. Tani DANS-i raporton se inspektimi i tij ka vërtetuar “në mënyrë të padiskutueshme se asnjë pajisje komunikimi që korrespondon me ato që shpërthyen më 17 shtator në Liban në Siri nuk ishin importuar, eksportuar apo prodhuar në Bullgari”.

Po ashtu, kompania “Norta Global Ltd”, e regjistruar në Bullgari, por edhe pronarët e saj, nuk kanë kryer transaksione, nën juridiksionin e Bullgarisë, sa i përket blerjes apo shitjes së mallrave.

Sipas të dhënave nga inspektimi i DANS-it, “Norta Global Ltd”, po ashtu nuk kishte kryer operacione financiare që janë në kuadër të Ligjit të masave kundër terrorizmit financiar. DANS-i po ashtu tha se kjo kompani nuk a raporte tregtare me individët dhe entitetet ligjore që jnë të sanksionuara nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe Këshilli i Bashkimit Evropian.

Më herët, gazetarët hungarezë thanë se kompania bullgare, “Norta Global Ltd”, ishte pjesëmarrëse në zinxhirin e furnizimit të Hezbollahut me pejxherë. Radio Evropa e Lirë raportoi më 19 gusht se një kompani e tillë ekziston, por nuk ka punonjës dhe ka adresën e saj në Sofje.

Etiketa: HezbollahuLibani
Pas

Tabaku: Nuk ka vullnet për zbatimin e reformës zgjedhore sipas OSBE-ODIHR

Para

22 policë nën akuzë, AMP u sinjalizua nga një shqiptar i Kosovës, si u zbulua skandali!

Para
22 policë nën akuzë, AMP u sinjalizua nga një shqiptar i Kosovës, si u zbulua skandali!

22 policë nën akuzë, AMP u sinjalizua nga një shqiptar i Kosovës, si u zbulua skandali!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.