Gazetari i njohur politik, Sokol Balla, ka rrëfyer së funmi marrëdhënien e tij me fëmijët duke zbuluar kështu disa detaje nga jeta e tij private. I ftuar në emisionin “Tek Unë”, ai shprehet se në çastin që vjen në jetë një fëmijë, vetja jote kalon në plan të dytë.
Sokol Balla shprehet se ndihet i sigurtë se është një baba i mirë, i cili është përkujdesur për fëmijëte tij, pavarësisht jo me të njëjtën cilësi si nëna e tyre.
Për shkak të impenjimeve që ka, gazetari rrëfen se nuk mundet të jetë një baba i rreptë, por një baba që i përkëdhel dhe i plotëson çdo dëshirë.
“Kam qënë një baba që i ndërroja, i laja, i ushqeja dhe e kam pasur gjithmonë për kënaqësi.
Rolet janë ndarë shumë kohë më parë. Edhe për shkak të impenjimeve që unë kisha edhe për shkak të rrethanave, unë nuk e kam luksin të jem baba i rreptë me ta. Po jam shumë i sigurtë që rriten me një edukatë të fortë dhe nuk kanë nevojë për rreptësinë time, kështu që unë kam zgjedhur të kem rolin e babait që i përkëdhel dhe i plotësoj çdo dëshirë, përkundër rezistencës që mund të ketë nga pala tjetër.”, ka rrëfyer Sokol Balla.