Protesta e aktivistëve të shoqërisë civile ka nisur para Kryeministrisë, dhe protestuesit kërkojnë transparencë nga qeveria lidhur me marrëveshjen për kufirin detar.
Protesta karakterizohet nga nota të forta nacionaliste. Disa foto nga protesta Faxweb.al i sjell nëpërmjet kolazhit të mëposhtëm. Në njërën prej fotove duket një fëmijë i veshur me kostum tradicional.
Djali sipas aktivistëve quhet Gjergj Kastrioti dhe vjen nga Kumanova. Duke folur për gazetaren e ‘’Fax News” Klaudia Karabolli, babai i tij u shpreh se kishte hasur në probleme në kufi, ku ishin ndaluar nga Policia maqedonase për shkak të emrit të të birit.
“Jam shumë krenar për këtë emër dhe ndaj vendosa që të jem pjesë e kësaj proteste. Në kufirin Shqipëri-Maqedoni patëm një problem për shkak të emrit të djalit. Na ndaloi Policia maqedonase. Unë kam shumë dëshirë që protesta të shtrihet edhe në treva të tjera, pasi veja e çdo shqiptari duhet të jetë kombi i tij”, u shpreh i ati i Gjergj Kastriotit.
(E.K/FAXWEB)