18:29 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Solli partinë e ekstremit të djathtë pas 60 vitesh në Parlament, por hoqi dorë menjëherë pas zgjedhjeve. Kush është Frauke Petry dhe idetë e saj ksenofobe

13:41 | 25/09/2017
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Solli partinë e ekstremit të djathtë pas 60 vitesh në Parlament, por hoqi dorë menjëherë pas zgjedhjeve. Kush është Frauke Petry dhe idetë e saj ksenofobe

Frauke Petry është liderja e ekstremit të djathtë në Gjermani, e cila e riktheu këtë forcë politike pas 60 vitesh në Parlament.

Mirëpo ndryshe nga sa do priste çdo njeri prej saj, ajo hoqi dorë nga posti i kryetares pak orë pasi u zgjodh në Parlament.

Petry u tha gazetarëve në Berlin se nuk do të ulej në grupin e partisë në Bundestag, duke u kthyer kështu në një deputete të pavarur.

“Vendosa pas një reflektimi të kujdesshëm se unë nuk do të ulem me grupin parlamentar (AfD),” u tha ajo gazetarëve në Berlin, përpara se të largohej papritmas nga dhoma.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse zonja Petry do të mbetet anëtare e partisë jashtë parlamentit.

Por kush është Frauke Petry?

Frauke Petry është një kimiste në profesion dhe një sipërmarrëse e suksesshme. Ajo është martuar me një pastor luterian me të cilin pati katër fëmijë, por historia e tyre mori fund në tetor të vitit 2015.

Shkak për prishjen e dashurisë së tyre u bë pikërisht politika. Kjo sepse bashkëshorti i saj pastor, kundërshtonte idetë e saj ultra-nacionaliste dhe u bë pjesë e CDU-së, partisë së Merkelit.

Ndërkohë Petry, pas ndarjes me Sven nuk kaloi shumë kohë vetëm dhe u martua me një koleg në parti, Marcus Pretzell.

Por cilat janë disa nga idetë e Petry-t, të cilat bien në kundërshtim me dy prej partive kryesore në
Gjermani?

Frauke Petry është bërë e njohur për zhurmën që ka krijuar në mjedisin politik në Gjermani. Duke nisur nga protestat anti-emigrantëve,  për të vazhduar më tej me kundërshtimet ndaj Angela Merkeli-t. Ndaj edhe mediat e quajtën ksenofobe.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja kryesore që pse në dy vitet që Petry ka qëndruar në krye të AFD-së, kjo forcë politike u bë forcë e tretë me 94 vende në Bundestag.

1-Emigrantët

Petry ka shprehur mendimin që emigrantët ekonomikë t’ë dërgohen në ndonjë ishull të humbur nën mbikëqyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu, ish-liderja e ekstremit të djathtë është dakord me idenë që rojet kufitare të hapin zjarr ndaj emigrantëve për të mos i lënë të kalojnë.

2- Kuotat

Sakaq, Petry nuk beson se kuotat e detyrueshme të përfaqësimit të grave janë mënyra e drejtë për t’u dhënë një mundësi atyre. Madje sipas saj ato nuk përmirësojnë as shanset e grave për të pasur më shumë pozita udhëheqëse.

Për Petryn, promovimi i grave në politikë dhe kudo tjetër duhet të bëhet nëpërmjet kualifikimeve, pasi kuotat për të i bëjnë ato shumë më të pasigurta. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2841″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: Frauke Petrygjermani
Pas

Me kokën lart, Klaudia Pepa shpjegon se çfarë nënkuptonte kur e thirri ”Vëlla” Albi Nakon

Para

Çfarë po ndodh në Portin e Durrësit, kontrolle të detajuara nga Forcat Portuale

Para
Çfarë po ndodh në Portin e Durrësit, kontrolle të detajuara nga Forcat Portuale

Çfarë po ndodh në Portin e Durrësit, kontrolle të detajuara nga Forcat Portuale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hamasi afër pranimit të marrëveshjes për armëpushim në Gaza

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni hap Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës më 10 korrik në Romë

Kapet me 20 gram kokainë në trup, arrestohet shqiptari në Itali

Futbollisti i njohur Thomas Partey, akuzohet për përdhunim

Zelensky bisedon me Trump për mbrojtjen ajrore dhe prodhimin e armëve

PD i drejtohet Celibashit: Jepni pamjet filmike dhe sqaroni kthimin e zarfeve nga diaspora

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministrit të Kosovës, dyshohet për dëm prej 1 milion eurosh

Forcat ruse bombarduan gjatë natës qytetin Krivyi Rih të Ukrainës qëndrore, nga sulmet janë plagosur gjashtë persona

Shkodër/ Aksident tragjik në aksin Shkodër–Lezhë, humb jetën një drejtues automjeti

Zjarri në landfill/ Blushi: Inceneratori i Elbasanit, aferë që po helmon qytetin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.