07:11 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sondazhet konfidenciale – Donald Lu ‘ushqeu’ anti-amerikanizmin

13:31 | 22/12/2016
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Gjitha
0
Sondazhet konfidenciale – Donald Lu ‘ushqeu’ anti-amerikanizmin

Disa sondazhe të brendshme të porositura nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë, kanë vënë në vështirësi ambasadorin aktual Donald Lu.

Një burim i rezervuar informoi Hashtag.al se ambasada ka dashur të testojë reputacionin e saj pas protagonizmit dhe kritikave politike-mediatike të muajve të fundit ndaj saj.  Rezultati ka qenë befasues.

Ka pasur një rënie të fortë të besimit të shqiptarëve mbi rolin e SHBA-ve në Shqipëri. Shqipëria është vendi më pro-amerikan në Evropë. Mbështetja dhe perceptimi pozitiv i qytetarëve shqiptarë ka qenë përherë mbi marzhin 90%.

Por sondazhet e fundit të realizuara nga ambasada, tregojnë një rritje të skepticizmit dhe rënie të mbështetjes. Sondazhet e brendshme treguan se vetëm 68-75% e shqiptarëve ruajnë ende të njëjtin perceptim për SHBA-të. Pra ka një shtim të skepticizmit dhe rënie të besimit me afro 20%”, – deklaroi burimi i informuar mbi situatën.

Rezultatet e këtyre sondazheve duket se janë pasojë direkte e lidhur me mandatin e ambasadorit Donald Lu dhe sidomos me protagonizmin e tij sa i takon reformës në drejtësi.

Protagonizmi i zotit Lu u identifikua si i njëanshëm politikisht dhe në disa raste ambasadori amerikan ka sulmuar hapur dhe ashpër opozitën duke mbështetur pa ekuivok planet e qeverisë.

Para miratimit të reformës zgjedhore, zoti Lu deklaroi se kjo reformë do të votohej dhe pa konsensusin e opozitës, madje zoti Lu nisi dhe një fushatë personale për të rekrutuar deputetë të opozitës.

Pa mbushur 72 orë nga kjo nismë, shefja e tij Victoria Nuland mbërriti në Tiranë dhe shumëzoi me zero veprimet e zotit Lu duke paraqitur një platformë që impononte konsensusin e opozitës.

Burime të rezervuara kanë informuar Hashtag.al se dhe një pjesë e stafit amerikan në ambasadë ka shfaqur skepticizëm sidomos ndaj përfshirjes direkte të ambasadorit amerikan me nxitjen e OJF-ve për reformën zgjedhore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akorduar nëpërmjet USAID një fond prej 9 milionë dollarësh për projekte në mbështetje të sistemit të drejtësië.

Kompania amerikane që ka fituar tenderin për zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm është “East West Management Institute”.

Projekti lidhet në mënyrë integrale me reformën në drejtësi, ndërsa pjesë e stafit drejtues të kësaj kompanie rezulton dhe zonja Delina Fico.

Zonja Fico është Drejtoreshë për Programet e Shoqërisë Civile në këtë kompani, por njëkohësisht ajo është dhe bashkëshorte e ministrit të Shtetit zotit Blendi Çuçi.

Nuk është e qartë nëse përbën konflikt interesi fakti që këtë projekt të rëndësishëm për drejtësinë e orienton një person si zonja Fico, e cila rezulton e pozicionuar politikisht dhe partiakisht./ Hashtag.al

Etiketa: ambasada amerikaneambasadori amerikandelina ficodonald lulusondazh
Pas

Tre orët e seancës, emrat e gjyqtarëve të Kushtetueses që rrëzuan PD-në

Para

Festivali i 55-të i këngës, bum kritikash ndaj Ledina Çelos

Para
Festivali i 55-të i këngës, bum kritikash ndaj Ledina Çelos

Festivali i 55-të i këngës, bum kritikash ndaj Ledina Çelos

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.