Ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, është shprehur se protestës së opozitës po i bashkohet shumica e qytetarëve pasi janë braktisur dhe grabitur nga qeveria.
Sipas ish-deputetit Shehaj, sot në Shqipëri ka dy botë të ndara, opozita dhe populli i thjeshtë ndërsa në anën tjetër Rama bashkë me oligarkët.
Më tej ai është shprehur se mbështetja e popullit është e madhe edhe pse nuk ka nevojë për sondazhet edhe pse këto të fundit e faktojnë këtë gjë.
“Qytetarët po i bashkohen çdo ditë opozitës dhe kauzës së saj dhe së bashku janë sot shumica, përballë një qeverie e cila i ka braktisur, i ka shpërfillur dhe i grabit çdo ditë. Sot në Shqipëri ka dy botë të ndara: opozita dhe populli i thjeshtë në njërën anë dhe Rama bashkë me oligarkët, të korruptuarit, kriminelët, hajdutët, në anën tjetër. Këtë e ndjen dhe e shikon kudo në Shqipëri dhe nuk ka nevojë fare për sondazhe, edhe pse të gjitha sondazhet e konfirmojnë këtë të vërtetë”.