Sipas sondazheve të fundit në Britani kanë treguar se Theresa May është në avantazh ndaj Jeremy Corby.
May mund të dalë në avantazh me 50 përfaqësues, shtojnë sondazhet.
Zgjedhjet parlamentare do të kenë ndikim edhe në vendimin e Skocisë, për të mbajtur ose jo referendum të ri për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar.
Britania e Madhe është totalisht e blinduar në këto zgjedhje. Edhe fushata zgjedhore u përqendrua te siguria kombëtare, pas tre sulmeve terroriste që goditën vendin në 3 muaj.
Me rastin e zgjedhjeve nuk kanë munguar as satira e revistës së fort debatuar franceze “Charlie Hebdo”, e cila doli me kopertinën e Kryeministres May me kokë të prerë. (S.SH/Shuplaka)