‘Brima Galup’ ka publikuar sondazhin se kush është politikani që i besojnë më tëpër Shqiptarët e Maqedonisë .
Lideri i BDI Ali Ahmeti, u përzgjodh si politikani më i besuar.
Gati 23.8 % e shqiptarëve të anketuar kanë thënë se kanë besim tek lideri i BDI-së Ali Ahmetii pasuar nga Sela me 15.9 % dhe Bilal Kasami me 13.9 %.
Në bllokun politik maqedonas Zaev ka tejkaluar Gruevskin, pasi kreut të LSDM i besojnë 17.7 % e shqiptarëve kurse liderit të VMRO, 13 %.
Zaev ka epërsi në të gjitha segmentet e anketës ndaj Gruevskit. Vlen të theksohet se sipas rezultateve të anketës 29.8 % e qytetarëve të anketuar nuk ka besim tek asnjë politikan në Maqedoni. (S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post