IPR Marketing ka sjellë sondazhin e dytë për zgjedhjet e 25 qershorit. Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë javë, PS do të fitonte rreth 45.0 për qind të votave.
Në vend të dytë, renditet PD, e cila merr 37 për qind, ndërsa në vend të tretë renditet LSI me 13% të votave.
Në vend të katër sipas sondazhit renditet LIBRA, me 2%, e pas saj vjen PDIU, aktualisht partia e katërt në Kuvendin e Shqipërisë.
Në krahasim me sondazhin e javës së shkuar të 31 majit, PS është rritur me 2%, ndërsa PD është rritur me 1%, e po aq edhe LSI.
Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, të gjitha partitë kryesore kanë pësuar rritje, pasi atëherë, PS ka fituar 41.4 për qind, PD 30.6% dhe LSI 10.5%.
Rritjen më të madhe e ka pasur PD, duke marrë rreth 7% më shumë vota.
Drejtori i IPR Marketing, Antonio Notto tha se për të kryer sondazhin, janë intervistuar 1000 persona për çdo qark të ndarë sipas gjinisë, moshës, vendbanimit.
Rezultatet e sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing nxjerrin të lartë dhe përqindjen e të zhgënjyerve, ku 33.7% e tyre kanë deklaruar se nuk do të shkojnë të votojnë.
Pyetja: Me 25 qershor do të bëhen votimet për të zgjedhur Kuvendin e ri, ju mendoni të votoni?
Po-59.1%
Jo-33.7%
Nuk e di-7.0%
Nuk përgjigjet 0.2%
(M.D/Shuplaka)