Tre partitë kryesore shënojnë rritje të elektoratit në qarkun e Korçës me 11 mandate deputetësh, krahasuar me zgjedhjet e 2013.
Sipas sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing, nëse votuesit e qarkut Korçë do të votonin sot, PS do të merrte 47% të votave ose 6 mandate deputetësh, nga 43.5% të votave në 2013.
E dyta renditet PD me 33% të votave nga 32.2% në 2013. Merr 4 mandate.
Rritje të ndjeshme ka shënuar LSI me 15% të votave nga 9.9% në 2013. Si rrjedhojë merr një mandat deputeti.
LIBRA e Blushit ka marrë 2.9% të votave por sipas sondazhit nuk merr dot asnjë mandat. (M.D/Shuplaka)