Nga rezultatet e sondazhit të IPR Marketing të publikuar në Tonight Ilva Tare nëse qytetarët e Durrësit do të votonin sot, PS do të merrte 42.2% të votave ose 6 mandate deputetësh.
Vihet re një rritje e PS krahasuar me 2013 ku ka marrë vetëm 39.2% të votave.
E dyta renditet PD me një mandat më pak, ku ka marrë 35.5% të votave ose 5 mandate. Në 2013, PD ka marrë 34% të votave.
LSI ka marrë 12% të votave ose 1-2 mandate. Në 2013 ka marrë 7.5% të votave.
LIBRA lufton edhe në këtë qark ashtu si në Fier për një mandat deputeti me 3.1% të votave. Për një mandat lufton edhe PDIU me 3% të votave.
(M.D/Shuplaka)