Punonjësit shqiptarë meshkuj renditen ndër punonjësit meshkuj më të shëndetshëm fizikisht në Europë. Kjo referuar një sondazhi të zhvilluar nga Komisioni Europian për kushtet e punës në vendet e Bashkimit Europian dhe ato kandidate.
Kjo përllogaritje e publikuar së fundmi, i referohet vitit 2015. Përpara Shqipërisë renditen Zvicra, Greqia, Qipro, ndërkohë që vendi ynë lë prapa Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Italinë, Portugalinë dhe Serbin.
Referuar sondazhit të publikuar nga “Monitor”, Nëntë në dhjetë meshkuj shqiptarë kanë deklaruar shëndet të mirë, ose shumë të mirë, nga tetë në dhjetë punonjës që është mesatarja për Europën.
Pavarësisht se renditja është më e ulët për femrat shqiptare (tetë në dhjetë femra kanë shëndet të mirë ose shumë të mirë), edhe ato raportojnë shëndet më të mirë, në krahasim me pjesën më të madhe të vendeve të tjera të Europës.
Edhe pse punonjësit shqiptarë paraqiten ndër më të shëndetshmit fizikisht në Europë, ata nuk gëzojnë humor të mirë.
Një tjetër indeks, i pasqyruar në të njëjtin raport, ai i mirëqenies subjektive i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mat aspektet e mëposhtme: ‘humori pozitiv’ (shpirti pozitiv dhe relaksi), ‘vitaliteti’ (të jesh aktiv dhe të zgjohesh i freskët dhe i çlodhur) po ashtu dhe ‘interesi i përgjithshëm’ (të jesh i interesuar për gjërat).
Në indeksin që varion nga 0 deri në 100, Shqipëria ka renditjen më të dobët nga vendet e raportuara, me 60 pikë, si për meshkujt dhe për femrat. Në Europë, mirëqënia subjektive është përgjithësisht e lartë, mbi 65 (nga 100 pikë). (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”919″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]