Edhe 5 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 Qershorit, sa vjen dhe ‘lufta” midis partive politike në këto ditë të fundit bëhet edhe më e ashpër.
Përveç sondazheve të kompanive nuk mungojë dhë sondazhet e deputetëve në rrrjetet sociale.
Së fundi ka qenë deputeti i PBKDSH-së Eduart Ndocaj, që ka publikuar sondazhin se kë do dëshironin qytetarët për kryeministër midis tij, Lulzim Bashës, Edi Ramës dhe ish- kreut të Lëvizjes Socaialiste për Integrim Ilir Meta.
Mirëpo Ndocaj ka harruar se Ilir Meta nuk është më kreytari i LSI-së por presidenti i vendit dhe në vend të tij është Petrit Vasili.
Në sondazhin që ai ka shpërndarë në profilin e tij vihet re se Ndocaj rezulton si më i preferuari për kryeministër midis deputetëve , duke triumfuar me një diferencë të vogël votash.
Mesa duket ambicia tjetër e deputetit të PBKDSH-së është të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqiptarëve dhe këtë tashmë e thotë shumë hapur. (S.SH/Shuplaka)