Një sondazh po qarkullon së fundmi në media mbi epërsinë e partive politike në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Sondazhi që nxjerr të parën LSI dhe e rendit këtë forcë politike kryesore nuk dihet ende nga buron, ndërkohë që “Shuplaka” është duke u interesuar rreth tij.
Referuar asaj çka mediat shkruajnë, sondazhi është bërë nga selia rozë e Rilindjes, të cilin e ka në sirtar vetëm Edi Rama, Vali Bizhga dhe Engjëll Agaçi. Flitet se sondazhi është kryer para 10 ditësh nga agjensia pranë Edi Ramës dhe pas kësaj kryeministri ka urdhëruar urgjent ndërrimin e listës së kandidatëve për deputet
64 mandate i jep ky sondazh Lëvizjes Socialiste për Integrim, 63 Partisë Socialiste, 7 PDIU-së dhe 6 LIBRA-s. Por nuk mbaron me kaq. LSI mendohet që të arrijë të grumbullojë 73 ose 74 mandate për disa arsye që ky sondazh rendit.
Referuar tij, mendohet se PS mund të pësojë disfatë për shkak të socialistëve të pakënaqur e të papunë, të cilët mund të zgjedhin LSI-në për t’i besuar në këto zgjedhje. Por ajo që cilësohet faktor kryesor në suksesin e Lëvizjes Socialiste për Integrim është rinia, nga e cila konstatohet vota më e madhe.
ZGJIDHJA shihet gjithashtu si faktor plus për LSI-në që mendohet të sjellë vota plus në koshin e kësaj partie, ndërsa një pjesë e madhe e demokratëve flitet në sondazh se do ia besojnë LIBRA-s votat e tyre për faktin se ka dalë hapur kundër kryeministrit aktual.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, PS renditet forcë e dytë, ndërkohë po sipas tyre burime të rezervuara të PS-së tregojnë se selia rozë e Rilindjes e ka bërë këtë sondazh, të cilin e ka në sirtar vetëm Edi Rama, Vali Bizhga dhe Engjëll Agaçi.
Sondazhi është kryer para 10 ditësh nga agjensia pranë Edi Ramës dhe pas kësaj kryeministri ka urdhëruar urgjent ndërrimin e listës së kandidatëve për deputet, gjë të cilën e bëri fakt. Sondazhi: LSI 64 mandate, PS 63 mandate, PDIU 7 dhe Blushi 6.
Nga analizat në selinë e Rilindjes tregojnë se janë habitur nga kjo rritje dërmuese e LSI në sondazh. Një arsye sipas tyre, mbetet se një pjesë e madhe e demokratëve dhe opozitarëve të mërzitur se pse nuk shkon PD në votime, pasi duan ta rrëzojnë me votë Edi Ramën, do të votojnë LSI dhe deri diku LIBRA të Blushit. Për Blushin demokratët e votojnë nga halli, por përsëri vetëm për faktin se ka dalë hapur kundër kryeministrit aktual. Por vota me e madhe për LSI konstatohet nga rinia. Në këtë drejtim LSI mbetet parti e parë. Ndërsa për LSI, thuhet në qarqet afër kryeministrit, do të votojnë edhe një numër i madh i socialistëve të pakënaqur, të cilët kanë mbetur pa punë dhe nuk është interesuar njeri nga PS në këto katër vite.
ZGJIDHJA mbetet një faktor plus për LSI, pasi do ti sjellë disa mijëra vota në koshin e LSI. PS ndërroi urgjent listën e emrave, pas këtij sondazhi. Por ngjitja e Ilir Metës në postin e lartë të Kreut të Shtetit mendohet se do shtojë, indirekt edhe pa folur, edhe 10 mandate plus për LSI duke e bërë që të marrë afro 73 0se 74 mandate. Ndaj siç duket edhe LSI e di sondazhin sekret ndaj doli dje me Petrit Vasilin si kryeministër i ardhshëm. Eshtë komplikuar shumë numri i deputetëve që merr sejcila parti, pas mosfutjes se opozitës në zgjedhje.
(XH.A/SHUPLAKA)
