Pasditen e sotme, “Shuplaka” nxori sot për katër orë me radhë një sondazh në faqen e saj në Facebook, për të pyetur ndjekësit nëse e prisnin rezultatin e këtyre zgjedhjeve, ku Partia Socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama siguroi 74 mandate.
Pjesëmarrja e ndjekësve rezultoi e lartë, ku postimi u pa mbi 15-mijë mijë herë ndërsa pati edhe mjaft reagime (të përkthyera më pas në vota sondazhi) .
Të vënë para përgjigjeve të drejtpërdrejta “po ose jo”, 847 nga ndjekësit e “Shuplaka” dhanë mendimin e tyre. 78% e ndjekësve u përgjigjën se e prisnin rezultatin, ndërkohë që vetëm 22 prej tyre nuk e prisnin.
Vërtet sondazhi kishte 847 reagime, mirëpo vetëm ”like”, ”zemër” dhe ”mad”, u konsideruan si vota pasi ashtu ishin caktuar paraprakisht edhe përpara ndjekësve, ndërsa reagimet e tjera nuk u llogaritën.
Komentet në këtë sondazh ishin të shumta ku shkuan në mbi 287 të tilla, ndërsa kishte 7 ”Share” apo në shqip “shpërndarje”. Theksojmë se kjo ishte thjesht një mënyrë për të testuar opinionin publik.
Pavarësisht se si ka shkuar votimi online, “Shuplaka” nuk vërteton dot identitetin e ndjekësve dhe nëse një ndjekës ka më shumë se një profil në rrjetet sociale. Sondazhe të tilla do t’i përsërisim sërish. (D.D/ SHUPLAKA )