Për disa orë me radhë “Shuplaka” nxorri sot një sondazh në faqen e Facebook-ut për të pyetur ndjekësit se si mendojnë që do të kompozohen koalicionet qeverisëse paszgjedhore.
Pjesëmarrja e ndjekësve rezultoi e lartë ku postimi u pa mbi 13-mijë herë dhe pati qindra reagime (të përkthyera më pas në vota sondazhi) mbi pyetjen cilat parti mendoni se do krijojnë koalicion.
Rezultatet e sondazhit janë si më poshtë:
PS+PD– 44,89%
PS+LSI– 22,26%
PD+LSI– 32,84%
Komentet për këto ishin të shumta.
Kjo ishte një mënyrë për të testuar opinionin publik teksa është arritur tashmë ka një marrëveshje politike mes dy palëve politike.
Pavarësisht se si ka shkuar votimi online, “Shuplaka” nuk vërteton dot identitetin e ndjekësve dhe nëse një ndjekës ka më shumë se një profil në rrjetet sociale.
Sondazhe të tilla do t’i përsërisim sërish. (M.D/ Shuplaka)