Për 4-orë me radhë “Shuplaka” nxorri sot një sondazh në faqen e Facebook-ut për të pyetur ndjekësit se çfarë mendojnë se do të ndodhë, pas tërheqjes së kryeministrit Edi Rama nga zgjedhjet për bashkinë e Kavajës.
Votuesit u vendosën përballë tri alternativave:
1-Rama do pranojë qeverinë teknike me kushtet e Bashës
2-Basha do futet në zgjedhje me kushtet e Ramës
3-Se di
Pjesëmarrja e ndjekësve rezultoi e lartë ku postimi u pa mbi 4-mijë herë ndërsa pati edhe 172 reagime (të përkthyera më pas në vota sondazhi).
Pyetjes “Pas lëshimit të Kavajës, çfarë mendoni se do të ndodhë?”, 78% e ndjekësve të “Shuplaka-s”, iu përgjigj me alternativën e parë: Rama do pranojë qeverinë teknike me kushtet e Bashës.
Ndërkohë, 19% u përgjigjën me alternativën e dytë: Basha do futet në zgjedhje me kushtet e Ramës.
Ndërsa me alternativën e tretë, pra “Se Di”, është përgjigjur vetëm 3% e ndjekësve.
Kjo ishte thjesht një mënyrë për të testuar opinionin publik se çfarë mendon lidhur me situatën e krijuar, kur dy kandidatët socialist Klodian Shehi dhe Astrit Haka, u tërhoqën nga gara për bashkinë e Kavajës. Mirëpo pavarësisht se si ka shkuar votimi online, “Shuplaka” nuk vërteton dot identitetin e ndjekësve dhe nëse një ndjekës ka më shumë se një profil në rrjetet sociale. (D.D/Shuplaka)