Këngëtarja Soni Malaj ka rrëfyer së fundmi një moment të vështirë të jetës së saj artistike, ndodhur disa vite më parë.
E ftuar në “Wake up” në “TCH”, ajo ka zbuluar se disa vite më parë mendoi të hiqte dorë nga muzika, ta braktiste atë, kjo për shkak se persona të afërt të saj u përpoqën t’i krijonin bërryla.
“Showbizi ka shumë bërryla, nëse nuk i vendos vetes pikësynime dhe t’i qëndrosh besnike parimeve të tua, nuk mbijeton dot. Kur je totalisht vetëm dhe janë personat e tu të afërt që t’i krijojnë bërryla.”, mësohet të jetë shprehur ajo, përcjell revista “Who”.
Në intervistën e mëngjesit, këngëtarja ka folur edhe rreth projekteve të saj muzikore, duke u ndalur tek ai më i fundit titulluar “Pa ty”.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post