12:26 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Sonila Meço e tronditur nga krimet e ditëve të fundit: Jemi dështakë!

19:12 | 06/12/2016
në Te Gjitha
0
Sonila Meço e tronditur nga krimet e ditëve të fundit: Jemi dështakë!

Gazetarja Sonila Meço ka reaguar shumë ashpër përmes një shkrimi në Facebook për ngjarjet makabre të ditëve të fundit, ku burri vret gruan në Fier, ku një tjetër vret fëmijët dhe më pas vetëvritet në Korçë, apo edhe vetëvrasja e burrit në Golem.

Meço e irrituar ia vë fajin jo vetëm shtetit dhe sistemit por edhe të gjithë individëve të cilët nuk reagojnë ndaj këtyre situatave. Ajo u bën thirrje qytetarëve dhe mediave ta çojnë deri në fund gjyqin ndaj sistemit.

Shkrimi i plotë:

“Po bëhet makth hyrja në rrjetet sociale, garojnë fort makabritetet duke na mbyllur në një tunel të errët psiqik.
Nuk gjen prehje justifikimi se dhuna në familje ndodh kudo, se statistikat tona janë më modeste se ato të vendeve me varferi më të ulët, se depresioni është mjegull që i avitet të gjitha shoqërive, pavarësisht zhvillimit.

Nuk gjen prehje sepse mjafton të ndjekësh sfondin e krimeve të fundit dhe ndesh varferinë, çrregullimet e personalitetit dhe ato psikologjike, paaftësinë e strukturave të shtetit për të parandaluar krimet.

Nëse kjo prezencë konstante i bën dekor krimeve makabre e dhunës në familje, dështimi është aq i dukshëm sa ne na ruan Zoti që statistikat mos të jenë edhe më të rënda.

Sa trajtim për njerëzit me çrregullime psiqike? Sa mundësi për t’i shpëtuar varfërisë? Sa ndihmë për fëmijët e prindërve me probleme të forta personaliteti, çrregullime psiqike, paaftësi për t’i mbajtur? Sa efikasitet në zbatimin e fortë të ligjit që parandalon dhunën dhe garanton të dhunuarin? Sa shanse për të rinisur pas një dështimi, kur familjet e prekura nga dhuna tentojnë largimin nga Shqipëria për bukën e gojës, por rikthehen në të njëjtin ‘burg’? Sa këmbëngulje nga media për ta tjerrë deri në rrënjë rastin, për ta bërë shembull, për ta shënjestruar deri në fajtorin më të fundëm? Sa ndihmë kanë të dhunuarit t’i shmangen rrethit vicioz të dhunës së mësuar në familje?
Pra nuk jemi as më kriminelë, as më të dhunshëm e as më depresivë se çdo banor i një flamuri mbi tokë. Por, jemi më dështakë në ngritjen e një sistemi që ofron ndihmë ndaj atyre që për rrethana a shëndet mendor kompensojnë vetminë e një jete që nuk i shpërblen më, duke vjedhur jetë.
Ndaj siç na e lodhin timpanin e veshit me aksiomën se fajin e ka sistemi dhe jo individi, çojeni dreqin deri në fund gjyqin ndaj sistemit!”

Etiketa: krimet brenda familjesopinionsonila meco
Pas

Meta takon Pitella-n në Bruksel: Grupi Socialdemokrat në PE mbështet integrimin e Shqipërisë

Para

E dashura e zgjon nga gjumi në mënyrë mizore, rrengu për pak e la të verbër (VIDEO)

Para
E dashura e zgjon nga gjumi në mënyrë mizore, rrengu për pak e la të verbër (VIDEO)

E dashura e zgjon nga gjumi në mënyrë mizore, rrengu për pak e la të verbër (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Velipojë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Recently”, zbardhen 1 vjedhje dhe 1 tentativë për vjedhje.

Makina përplas për vdekje 50-vjeçaren në Kavajë

Fitorja e PS/ Veliaj reagon nga qelia: Kjo valë mbështetje fshiu çdo baltë ndaj PS! Shqiptarët i treguan vendin personazhit grotesk që rikthehet si ‘ofertë e re’

E PLOTË/ Kush janë 140 kandidatët që aktualisht fitojnë mandatin e deputetit

Përfundon numërimi në burgun 302 në Tiranë, si ndahen votat mes PS dhe PD

Vonesat në numërim, KQZ thirrje partive: Procesi i numërimit duhet të përfundojë brenda orës 24:00! Nxisni anëtarët të ndihmojnë me numërimin

Starmer vizitë në Durrës, Hoxha: Me Britaninë kemi ndërtuar sukses në luftën kundër migracionit të paligjshëm

Nesër Kolegji vendim për Greqinë/ Nuk nis ende numërimi 54 mijë votave nga Greqia

Kapshticë/Kapen 30 500 euro të padeklaruara në kufi, procedohet 66-vjeçari

“Publikoi video të shit-blerjes së votës, u kërcënua te vendi i punës”/ Paloka: Denoncuesit i thanë “do shohësh ç’do të bëjmë”. Demokratët nuk përkulen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.