Për gazetaren e njohur Sonila Meço, halli që ka zënë shqiptarët për poshtë quhet “ekonomi”. Dhe ajo nuk e ka fjalën vetëm për ekonominë në përgjithësi, por për atë kriminale, të cilën e konsideron si industrinë më të fuqishmë në vend.
“Kur ta kuptojmë se halli që na ka zënë përposhtë quhet ekonomi…
se industria më e fuqishme po bëhet ekonomia kriminale…
ndërsa qeveritë flirtojnë me çdo liberal, ekstremist, oligark, socialist, kriptokomunist, kapitalist, kontrabandist, ashtu si opozitat që të mos kemi mendjen si bankat e miqtë e tyre na rrjepin astarin e xhepave…
Pra kur ta kuptojmë se halli ynë është ekonomia e drobitur, s’do ketë TAP e Kaskadë Devolli të na ndezë shpresat e fikura kësaj humbëtire…
Ndërkohë kalojmë fushatën njëherë, se ku i dihet, Vettingu bën çudira në shkretëtirë.”, shkruan Meço. (D.D/Shuplaka)