Gazetarja Sonila Meço ka reaguar në lidhje deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama për lirinë e shprehjes dhe medias.
Sipas Meços konfereca e sotme quhet “Western Balkan Kazan Days” dhe ishte rasti i artë për gazetarët për të dëshmuar se ideatori dhe frymëzuesi i kazanit ishte aty, dhe fjalën e ka për Ramën.
“Ky është rasti i artë për të dëshmuar nga ata që janë prezentë, përballë atyre që mallëngjejnë me leksione mbi rëndësinë e lirisë së medias, se ideatori dhe frymëzuesi i kazanit është aty. Në të kundërtën, mund të shtojnë në cv-të përkatëse, se një ditë sublimuan edhe dekorin e akuzës ndaj tyre.”, u shpreh Sonila Meço.
REAGIMI I SONILA MEÇOS:
Rasti i artë
Në Tiranë zhvillohet Konferenca EU-Western Balkan Media Days.
Pra një konferencë për median, lirinë e saj, fuqinë transformuese në procesin integrues. Ulur, duke dëgjuar përshëndetjen e kryeministrit shqiptar, për të cilin konferenca quhet: Western Balkan Kazan Days, kolegë gazetarë (ata që kanë pranuar ftesën), kanë rastin të thonë të tyren se nga kush e si kërcënohet liria e medias, e fjalës.
Ky është rasti i artë për të dëshmuar nga ata që janë prezentë, përballë atyre që mallëngjejnë me leksione mbi rëndësinë e lirisë së medias, se ideatori dhe frymëzuesi i kazanit është aty. Në të kundërtën, mund të shtojnë në cv-të përkatëse, se një ditë sublimuan edhe dekorin e akuzës ndaj tyre. (J.V/Faxweb)