Gazetarja Sonila Meço ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend duke përmendur edhe negociatorin e shumëpërfolur David McAllister. Eurodeputeti David McAllister do të vijë në Shqipëri së shpejti si negociator për të gjetur një gjuhë të përbashkët mes opozitës dhe mazhorancës.
“Ja do vijë edhe negociatori… Me kokën në BE e trupin në Shqipëri.
Me kokën tek Le Pen në Francë që në Maj mund të shënojë fundin e familjes europiane, me trupin tek Bulevardi ku po bie në rënie të lirë një shtet i vogël e i varfër, jashtë BE-së.
Me kokën tek Europa e krizës më të madhe nga krijimi, me trupin tek kryeqyteti europian i kanabisit ku krizat janë gjendje natyrale.
Me kokën tek lokomotiva e ekonomisë europiane, me trupin tek ekonomia që nuk i jep asgjë Europës (në fakt 5 miliardë eurot e kanabisit qarkullojnë jashtë ekonomisë formale).
Me kokën tek Europa e marramendur mes Trump e Putin, me trupin tek Shqipëria që kërcënon për kaos njëzëri me Kosovën e Maqedoninë vetë BE-në. Koka në Europë e trupi prek Shqipërinë,
Të shtrinë o negociator, të shtrinë”, shkruan Sonila Meço.
Pas dështimit të dialogut mes forcave politike në Tiranë, është kërkuar zyrtarisht ndihma e Brukselit, e konfirmuar dje edhe nga Rama e Meta. Ata thanë se kanë lajmëruar grupin e Partive Popullore Europiane ku Partia Demokratike është pjesë.(J.V/Shuplaka)