Aktori Laert Vasili ka pasur një pëplasje me gazetaren Sonila Meço në një emision në të cilin flitej për sondazhet politike.
Ka qenë një shifër e artikuluar nga Vasili ajo që ka nxitur edhe reagimin e Meços duke bërë ironi ku tha se matematika e Laertit është shumë interesante tha ajo në studion e “360 Gradë” .
Por aktori i është kundërpërgjigjur aty për aty duke thënë se “e kam ngaqë kur shoh të kuqen aty më ndizet gjaku”, ndërkohë gazetarja i tha që ta kontrollonte veten.
Pjesë nga debati:
Vasili: 61% nuk pajtohen dhe socialistët e bashkuar i ke në 60% që marrin vota.
Meço: Kjo matematika e Laertit është shumë interesante. Unë kam lindur fëmijë në këtë vend. Ti ke lindur fëmijë në këtë vend apo akoma?
Vasili: Se kam pasur atë fat.E kam ngaqë kur shoh të kuqen aty më ndizet gjaku.
Malaj: Kontributin e jep për të lindur fëmijë.
Meço: Epo edhe ne na ndizet gjaku, kontrolloje.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post