Gazetarja e njohur Sonila Meço është nxehur pasi dikush ka tentuar tërë pasditen që t’i vjedhë adresën e Facebook-ut. Këtë e bën të ditur vetë gazetarja, e cila nëpërmjet një statusi i thotë “armikut” të tij që të vazhdojë të kërkojë fjalëkalimin, derisa t’i plasin sytë.
“Dikush po nxjerr sytë për të thyer fjalëkalimin e facebook-ut tim.
Gjatë pasdites së të shtunës dikush ka lënë qejfet e fundjavës për t’i hyrë me këmbëngulje llogarisë sime (megjithëse më rezulton se qenka fluks i madh përpjekjesh në shumë llogari).
Faleminderit për përkushtimin, do të ta shpërblej me plot faqe të tjera.
Tani vijo punën me më shumë zell se ka edhe profesionistë edhe punë, sa të të plasin sytë!”, tregon gazetarja. (D.D/Shuplaka)