Sot do të zhvillohet dasma mes moderatores Marina Vjollca dhe reperit Getoar Selimi. Ceremonia pritet të zhvillohet në Gjirin e Lalzit në Durrës.
Vetëm pak orë na ndajnë nga dasma dhe sigurisht që ndër më të emocionuarit është Luana, mbesa Jori dhe Kledisa Paloka.
Ditën e sotme, nuk kanë munguar dedikimet në rrjetet sociale për Marinën. Kledisa dhe Jori kanë zbuluar edhe dhuratën e tyre për Marinën. Bëhet fjalë për një buqetë gjigante me trëndafila të kuq si edhe dy gërmat e para të emrave të çiftit me trëndafila të bardhë.
Ndërkohë, Luana nga ana tjetër ka publikuar një pjesë të bisedës së saj me Marinën që në pikë të mëngjesit.
Nusja e paralajmëron Luanën se do t’i bëjë “kështu pyetjesh” të motrës, ndërkohë që Luana e quante “nuse e çmendur”. Tema e bisedës së tyre është e fshehtë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2749″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]