Një Hënë e plotë “luleshtrydhe” do të shfaqet mbrëmjen e sotme në qiell dhe do të arrijë eklipsin hënor, sipas astrolonomëve. Fakti që e kanë cilësuar “Hënë Luleshtrydhe” nuk do të thotë se do të jetë e kuqe apo rozë, por emri vjen nga fakti se ka patur prodhim të gjerë të luleshtrydheve në këtë periudhë të vitit.
Hëna do të arrijë kulmin në orën 20:12, sipas orës britanike do të shfaqet ndryshe nga herët e tjera për shkak të eklipsit. Një eklips hënor do të thotë kur Toka pozicionohet mes Hënës dhe Diellit, gjë që sjell një hije rreth Hënës.
Eklipsi i plotë hënor do të fillojë rreth orës 18:45, por nuk do të shihet në Britani deri në orën 20:12 dhe do të përfundojë në orën 21:00. Astronomët thonë se vendi më i mirë për ta parë është hemisfera jugore.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post