Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në takim Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca me rastin e publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë nga Komisioni Europian.
Presidenti ka mirëpritur rekomandimin e përsëritur të KE-së që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që ky rekomandim të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare.
Kreu i Shtetit uroi gjithashtu për fitoren e qartë të forcave pro-europiane gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian, duke u shprehur se ky është një inkurajim për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin europian.
“Kënaqësi të takoja sot ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, z. Luigi Soreca, me rastin e publikimit të Raportit të Progresit për Shqipërinë nga Komisioni Europian.
E mirëprita dhe e përshëndes rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare.?????”, shkruan Meta
(F.GJ/FAXWEB.AL)